Zaev këmbëngul për zgjedhje më 5 korrik, VMRO-ja pa qëndrim të prerë

Zaev këmbëngul për zgjedhje më 5 korrik, VMRO-ja pa qëndrim të prerë
Tash esht Koha

Për kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev zgjedhjet më nuk janë temë diskutimi. Sipas tij, më 5 korrik vendi shkon në zgjedhje. Zaev shton se deri tani ka toleruar opozitën, por fillimi i korrikut është datë e betonuar për të gjithë ata që duan institucione funksionale. Fushata do të zhvillohet në media, rrjete sociale dhe në bazë të masave të rekomanduara.

Zgjedhjet për mua më nuk janë temë. Qeveria dhe institucionet tona duhet të jenë plotësisht të përqendruara në shëndetësi dhe ekonomi. Zgjedhjet janë caktuar me Kushtetutë dhe ligj 22 ditë pas gjendjes së jashtëzakonshme. Disa herë toleruam. Urdhëroni ata që doni të merrni pjesë – tha Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

Opozita nuk ka qëndrim të prerë nëse më 5 korrik merr pjesë në zgjedhje. Jo zyrtarisht, partia e Hristijan Mickoskit kërkon që zgjedhjet parlamentare të mbahen bashkë me ato lokale në vitin 2021. Këmbënguljen e pushtetit për zgjedhje në kohë pandemie, opozita e cilëson si çmenduri.

Të kërkohen zgjedhje në këtë situatë është çmenduri e pastër dhe dëshmi se Zaev ka ikur nga realiteti. Se bëhet fjalë për çmenduri e dëshmojnë edhe afishet e shpërndara në të cilat LSDM-ja dhe Zaevi lavdërohen tek qytetarët se e kanë fituar betejën e parë me virusin – deklaroi Naum Stoillkovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

BDI-ja mbështet 5 korrikun si datë për zgjedhje parlamentare, ndërsa koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkojnë që zgjedhjet të mbahen me 26 korrik.

Adrian Kerimi

Tash esht Koha