9 May 2018 / 15:37
Miqësia me kryeministrin Zoran Zaev është një nga momentet vendimtare, që Goran Stamenkovski ndonëse është shef në repartin e resurseve njerëzore në Gjykatën penale, në mënyrë plotësuese të angazhohet edhe si këshilltar i kryeministrit Zaev. Për këshillat nga fusha e çështjeve sociale, Stamenkovski do të marrë pagë mujore prej 30 mijë denarëve. Kryeministri nuk sheh përplasje interesash në angazhimin e Stamenkovskit, pasi ai është pjesë e administratës gjyqësore. Kryeministri thotë, janë njoftuar në protestat e “Revolucionit të larmë” dhe janë bërë miq.
Ne u bëmë miq gjatë gjithë kësaj periudhe dhe prandaj është angazhuar si këshilltari im. E shoh gatishmërinë e tij që të përfshihet, të ndihmojë, ndërsa unë jam njeri i tillë i cili gjithmonë dëshiron të japë mundësi atje ku mund të japë mundësi – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.
Zaev tha se Stamenkovski dëshiron ta braktisë pozitën e shefit në Gjykatën penale dhe prandaj është angazhuar si këshilltar i jashtëm. Stamenkovski paska pasur ambicie të punojë në sferën sociale, e që paska qenë faktor plotësues që Zaev ta angazhojë si këshilltar. Në ndërkohë, shefi i repartit për resurse njerëzore në Gjykatë Shkupi 1, do të presë konkurs për të aplikuar për vendin e ri të punës në administratën e kryeministrit Zaev.
Ai me siguri do t’i presë konkurset dhe nevojën për t’u liruar vende të caktuara, sepse ai është një njeri i cili disa herë është fotografuar afër meje në “Revolucionin e larmë”. Ferri i tij në jetë filloi kur u publikuan fotografitë nga “Revlucioni i larmë” ku ai si qytetarë e unë si politikan shëtisim rrugëve të Shkupit dhe protestojmë dhe që atëherë, sipas tregimeve të tij, i ranë mbi kokë të gjitha vuajtjet. Unë i besoj – theksoi Zoran Zaev, kryeministër.
Goran Stamenkovski u bë i njohur për opinionin pas përplasjes me ish kryetarin e Gjykatës penale, Vladimir Pançevskin. Miqësinë e mirë e përfunduan me proces gjyqësor. Stamenkovski fitoi aktgjykim për mobing. Reagime të ashpra për angazhimin e Stamenkovskit erdhën edhe nga opozita. VMRO-DPMNE në rolin e këshilltarit të Stamenkovskin dallon lidhjen e kryeministrit me kryetarin aktual të Gjykatës penale, Ivan Xholev.
Bojan Stojanovski