4 May 2018 / 15:07
Arsimi parashkollor cilësor është rruga e vetme për uljen e shkallës së braktisjes të arsimit fillor si dhe ka rol të veçantë në zvogëlimin e të papunëve dhe krimit të organizuar. Kryeministri Zoran Zaev në këtë kuadër nënvizoi nevojën për ndërtimin e çerdheve të reja dhe zgjerimin e atyre aktuale.
Për vitin 2018 planifikojmë të zgjerohemi edhe me 18 çerdhe të tjera. Gjatë vitit 2017 ka nisur zgjerimi i 13 çerdheve jashtë Shkupit. Qëllimi jonë është ndërtimi dhe kapacitete të reja në 2019 për të cilat tashmë jemi duke siguruar dokumentacionin e duhur. Ne e dimë se çfarë tregojnë praktikat ndërkombëtare, se arsimi parashkollor ka rol të rëndësishëm të cilin do ta ndjekin fëmijët në të ardhmen – tha Zoran Zaev, kryeministër.
Në konferencën mbi forcimin e zhvillimit të hershëm te fëmijët në Ballkanin Perëndimor, ministrja e Arsimit Renata Deskovska përkujtoi se programet edukuese dhe cilësore si dhe rritja e numrit të fëmijëve të përfshirë në çerdhe do të reflektojë në suksesin e përgjithshëm arsimor të fëmijëve. Ndërkohë ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska tha se tashmë po punohet në zhvillimin e hershëm të fëmijëve duke përmirësuar kushtet pikërisht në arsimin parashkollor.
Përfaqësuesit e Bankës Botërore që organizuan këtë konferencë theksuan se vitet e hershme të fëmijërisë janë mundësia më e mirë të vendosen themelet e të ardhmes së fëmijëve. Zhvillimi i hershëm i fëmijëve përfshinë spektër të gjerë të aktiviteteve, duke nisur nga kujdesi i fëmijëve e deri te ushqimi i tyre si dhe arsimimi i prindërve të tyre.
Melihate Rustemi