26 Dhjetor 2018 / 15:03
Ligj për standardin e deputetëve nuk do të ketë. Pas reagimeve në opinion, kryeministri Zoran Zaev garantoi se një ligj që i mundëson punësimin deputetëve pas mandatit, nuk do të miratohet.
I mbështes fuqishëm reagimet e deputetëve dhe nuk ka nevojë për ligje të tilla. Deputetët janë qytetarë të cilët kanë marr besimin për t’i përfaqësuar qytetarët. I mbështes reagimet e tyre kundër këtyre ideve dhe komenteve të ndryshme dhe di t’ju them se një ligj i tillë nuk do të miratohet – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.
Deputetët mbase të njoftuar me qëndrimet e kryeministrit, mohonin të tregonin se cfarë do të kishin punuar pas mandatit si deputet.
“Nuk kam koment”.
“Pas mandatit si deputete kam vendin e punës i cili më pret”.
“Do ta bëj atë që kam punuar. Jam mjek”.
“Pas mandatit si deputet, duke besuar në mundësitë që i jep shteti jonë do të mund të gjendem në shoqërinë tonë”.
Deklarata e kryeministrit bie në kundërshtim me qëndrimet e kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi i cili ditë më parë, ndonëse në suaza të idesë, doli në mbrojtje të fatit të deputetëve pas mandatit. Xhaferi madje ironizoi duke shtuar se deputetët nuk meritojnë që pas 4 viteve të përfundojnë së kërkuari nëpër kontejnerë. Ideja për rregullimin e statusit të deputetëve pas mandatit doli nga nëngrupi për reforma në Kuvend. Jozyrtarisht, parashikohej rregullimi i tyre dhe garancioni për vend pune në organet shtetërore dhe me këtë heqjen e apanazhit. Në kuadër të idesë, në rrethana jo zyrtare mësohet që nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski ka propozuar edhe rritjen e rrogës për nënkryetarët e Kuvendit, apo koeficientin për punën e tyre nga 20 në 30 për qind.
Adrian Kerimi
Loading…