Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sot në një pres konferencë i ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike që të bëhen të përgjegjshme në lidhje me miratimin e Ligjit për Prokurori Publike, shkruan Almakos.
Sipas Zaevit, miratimi i këtij ligji lidhet ngushtë edhe me dhënien e datës për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE.
“Miratimi i Ligjit për Prokurori Publike e garanton të ardhmen evropiane të shtetit. Ky është një sukses evropian dhe sukses i shtetit juridik.
Nga ana e përfaqësuesve të lartë të BE-së, gjithnjë e më shumë theksohet nevoja për miratimin e këtij Ligji që lidhet me datën e nisjes së bisedimeve me BE-në.”, deklaroi Zaevi dhe vazhdoi duke theksuar nevojën që edhe opozita maqedonase të reflektoj se a është kundër krimit dhe për shtetin e të drejtës.
“Për këtë arsye, i ftoj të gjitha subjektet politike, të gjitha partitë politike, të gjitha grupet parlamentare dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare të pavarura që të ndërmarrin përgjegjësi dhe të janë faktor vendimmarrës kur është në pyetje shteti juridik dhe e ardhmja evropiane e vendit tonë.
Sidomos i bëj thirrje opozitës që ta tejkaloje vetveten dhe me pranimin e zgjidhjes ligjore të Prokurorisë Publike të tregoje se është kundër krimit dhe për sundimin e të drejtës”, deklaroi Zoran Zaev./Almakos/