Zaev: Partitë të përkrahin iniciativën për shkarkimin e Ivanovit

LSDM-ja ka filluar procedurë për impiçment ndaj presidentit Gjorge Ivanov, pas vendimit të tij të mbrëmshëm për abolimin e të gjithë politikanëve nën akuza për vepra penale. Lideri i LSDM-së opozitare, Zoran Zaev i bën thirrje të gjitha partive politike që ti bashkëngjiten kësaj iniciative. Zaev në thirrjen e tij përfshinë edhe partitë shqiptare, madje edhe BDI-në. Sipas Zaev, beteja është në rrugë përmes protestave dhe se duhet të bashkohen të gjithë.

“Apeloj që në bazë të deklaratave të liderëve partiak, të marrin edhe hapa konkret. Nëse vetë Ivanov nuk jep dorëheqje, të shpallim “impiçment”, të inicojmë largimin e tij dhe të dërgojmë iniciativën në instanca gjyqësore. T’i marrim të gjithë hapat konkret për shfuqizimin e këtyre vendimeve. Shfuqizimi i tyre është qëllimi primar”, ka deklaruar lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

Deri tani, përveç deputetëve të LSDM-së, iniciativën e kanë firmosur deputeti i Unitetit Zulfi Adili, deputeti Pavle Trajanov dhe 3 deputetet e pavarura, Sollza Gërçeva, Roza Topuzova Karevska dhe Ljubica Buralieva. Zaev gjithashtu i bëri thirrje të gjithë politikanëve që të mos i pranojnë abolimet nga presidenti Ivanov.

“I bëj thirrje të gjithë politikanëve që të mos i pranojnë abolimet dhe t’i mohojnë. Vetëm në këtë mënyrë mund të kthejmë shpresën për Maqedoni demokratike”, ka deklaruar Zoran Zaev.

Sipas Zaevit, protesta e mbrëmshme para selisë së LSDM-së është pasojë e vendimit të çmendur të kryesisë së VMRO-DPMNE-së. Këto dhe komente të tjera, Zaev i bëri pas nënshkrimit të marrëveshjes më partinë Aleanca për Maqedoni pozitive, e cila iu bashkua Platformës për Maqedoni demokratike.

Adrian Kerimi /SHENJA/