Ish kryeministri dhe kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev në intervistën për Tv Globi, ka theksuar se në të gjitha njësitë zgjedhore ku jetojnë shqiptarët, LSDM do të ketë kandidat shqiptar.
“Do të kemi kandidat shqiptar për deputet në të gjitha njësitë zgjedhore ku jetojnë shqiptarë, tek e para, e dyta, e treta dhe gjashta”, tha Zaev.
I pyetur nëse në këto njësi do të ketë edhe bartës të listës së LSDM-së, shqiptar ai me përgjigje:
“Paraprakisht do ta masim rejtingun e tyre dhe pastaj në atë formë do të vendosim”.
Duke folur për zgjedhjet e 2016-ës, Zaev tha se LSDM në atë cikël zgjedhor ka marrë 32 deri 35 mijë vota shqiptare.
“Presim këto vota t’i konfirmojnë edhe gjatë zgjedhjeve të 12 prillit”, deklaroi Zaev.
Zaev tha se është politikan i vetëm maqedonas që ka punuar për shqiptarët dhe prandaj do të kërkojë mbështetjen e tyre dhe do të kërkojë edhe koalicione me partitë shqiptare, dhe se sipas tij VMRO-DPMNE, “aspak nuk ka të drejtë të kërkojë të njëjtën gjë”.