11 Mars 2019 / 0:00
“Temat për të cilat kemi biseduar ishin zgjedhjet presidenciale si dhe ligjet reformuese të cilat janë shumë të rëndësishme për qytetarët dhe për fillimin e negociatave për anëtarësm në BE”, theksoi kryeministri dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev pas takimit me kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.
Lidhur me projektligjin për PSP-në, Zaev tha se Katica Janeva dhe ekipi i saj duhet të vazhdojë të punojë në kuadër Prokurorisë Publike, dhe se fundja “bomba” kanë limitet e tyre, por jo edhe dëshmitë materiale.
“Dialogu politik vazhdon. Ne do t’ë bëjmë gjithçka që proceset të vazhdojnë në drejtimin e duhur. Kishim një qasje konstruktive edhe nga Mickoski. Unë do të mbetem pozitiv. Ne drejtuar ka vendimet serioze historike. Gjithkush do të mbajë përgjegjësinë e tij. Pres që përmes diskutimeve të grupeve të punës të arrihet një konsensus. Procesi i pajtimit duhet të vazhdojë. Ndjej një qëndrim pozitiv për këtë edhe nga opozita. Përgjegjësia është e përbashkët”, tha Zaev duke shtuar se nuk ka pranuar që prokurori i ardhshëm të propozohet nga opozita.
Loading…