22 Janar 2019 / 14:02
Kryeministri Zoran Zaev konfirmoi sot se LSDM-ja ka kryer anketime për të matur rejtingun e kandidatëve të mundshëm për president. Në publik po spekulohet se sondazhet përmbajnë emra nga qeveria aktuale, si Shekerinska, Spasovski, Dimitrovi, Pendarovski. Zaev shtoi se në sondazhe ka më shumë se 10 emra, duke përfshirë edhe persona nga pothuajse të gjitha bashkësitë etnike në Maqedoni.
“Mes tyre ka maqedonas, shqiptarë, turq, serbë. Sondazhet janë bërë për të parë se çfarë po mendojnë qytetarët. Ne bëjmë vlerësime të ndërsjella me emra nga pala tjetër, me qëllim që të arrijmë një zgjidhje brenda koalicionit, për të gjetur personin më adekuat”, tha Zaev.
Ai njoftoi se gjithashtu po diskuton me partitë opozitare për kandidatin presidencial n; mënyrë që të arrihet një zgjidhje me konsensus më të gjerë.
“Kandidati konsensual për president nuk duhet të përzgjidhet mes Zaevit dhe Ahmetit, Gashit dhe Ahmetit, ose Enes Ibrahimit dhe Samka Ibraimoskit. Ai duhet të jetë i qytetarëve. Ka njerëz të tillë në Maqedoni dhe ne do t’i gjejmë. Veçanërisht presim që presidenti i ardhshëm të jetë president i të gjithëve dhe mos të ketë dobësitë e paraqitura nga presidenti aktual në pjesën e shoqërisë multikulturore dhe në pjesën e integrimit të Maqedonisë”, pohoi kryemninistri Zoran Zaev.
Kreu i qeverisë theksoi se nuk ka parti nga radhët e partive të mëdha që nuk bën analiza. Në LSDM, procedurat janë iniciuar dhe debati tashmë është i hapur.
ALSAT
Loading…