Pas marrëveshjes me Bullgarinë, një marrëveshje dinjitoze është arritur dhe me Greqinë, e cila gjithashtu mbyll cëshjten e fundit që qëndron në rrugën e Maqedonisë drejt aspiratave euro-atlantike”, tha kryeministri Zoran Zaev në një takim me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për mbikëqyrjen e dialogut me Republikën e Maqedonisë, e udhëhequr nga bashkëreportuesit Liza Kristofersen dhe Valeriu Gileci, njofton Almakos.
“Qytetarët do të kenë fjalën e fundit në referendum mbi marrëveshjen me Greqinë, por pres ndërgjegjësimin shoqëror ku të gjithë të qëndrojnë pas zhvillimit të Maqedonisë dhe të vazhdojmë të zhvillojmë shtetin “, tha Kryeministri.
Sipas tij, marrja e datës për fillimin e negociatave me BE do të jetë një motiv më shumë në qasjen e reformës energjetike të Qeverisë, e cila në mënyrë aktive përfshin të gjithë aktorët e tjerë socialë dhe politikë në këtë proces.
Nga kabineti i Kryeministrit kumtuan se gjatë takimit u diskutua për reformat në gjyqësor, respektimin e ligjeve, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe pjekurinë e nevojshme të të gjithë vendimmarrësve politikë në interes të perspektivave të mëtejme dhe stabilitetin e Maqedonisë.
Përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës mbështesin proceset e integrimit evropian të Maqedonisë dhe progresin e vendit.
“Maqedonia është në rrugë të mbarë në realizimin e qëllimeve strategjike, integrimin në BE dhe NATO dhe një jetë më të mirë për qytetarët në planin ekonomik. Ne zbatojmë reformat e nevojshme në vend përmes politikave gjithëpërfshirëse dhe zhvillojmë politika të mira fqinjësore që kanë hapur perspektivat e vendit tonë’, tha Kryeministri Zaev./Almakos.