Kryeministri Zoran Zaev pas takimit të liderëve ka thënë se i gjithë takimi është përqendruar tek çështja e referendumit, që ai të jetë konsultativ, njofton Medial.mk.
“I ftova liderët politik në takim për të vendosur së bashku dhe të zgjedhim stabilitetin dhe sigurinë për të ardhmen. Në takim biseduam për çështjen e referendumit në drejti të asaj se “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE pas pranimit të Marrëveshjes me Greqinë”. Në kushte kur Kuvendi duhet të miratojë një vendim të rëndësishëm, referendumi të jetë konsultativ para se të miratohet një gjë e tillë. Gjithsesi vullnetin e qytetarëve duhet ta respektojnë të gjitha partitë politike. Për këtë biseduam me të gjithë ata që qëndruan deri në fund të takimit”, ka thënë Zaev./Medial.mk/