Alsat 2020-01-20T12:14:14+01:00
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev duke reaguar ndaj disa paralajmërimeve të VMRO-DPMNE-së për shlyerjen e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë ka theksuar se kjo do të ishte e rrezikshme dhe mund ta kthej vendin 25 vite pas. Nuk besoj, tha Zaev se VMRO-DPMNE do të fitoj në këto zgjedhje, aq më pak të fitoj 2/3 e votave që ta ndërroj Marrëveshjen, por e kemi për obligim që të njoftojmë qytetarët se çfarë do të ndodhte në rast se vjen deri tek kjo.
Disa herë, theksoi Zaev, kreu i VMRO-DPMNE-së Kristijan Mickoski për mediat e huaja por edhe ato vendore ka deklaruar se në rast se do të arrij 2/3 e votave do ta shlyej Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshje e cila sipas Zaev na solli deri në NATO dhe një hap drejtë BE-së.
Loading…