12 Shkurt 2019 / 20:07
Kryeministri Zaev para takimit të kryesisë ekzekutive të partisë deklaroi se sonte do të merret vendim për zgjedhje të mundshme të parakohshme parlamentare. Ndërkohë ai ftoi partitë tjera të vetëdijesohen për parimin e kandidatit konsensual për president dhe nëse është e mundur, të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme.
Kryeministri foli edhe për hyrjen ne fuqi të ndryshimeve kushtetuese dhe ndryshimin e mbishkrimeve të institucioneve. Ai tha se institucionet e kanë për detyrë të ndryshojnë mbishkrimet kurse Ministria e Punëve të Brendshme të ndryshojë dokumentet e udhëtimit dhe targat e veturave. Sa i takon ndryshimit të mundshëm të emrit të partisë, Zaev tha se Marrëveshja e Prespës në këtë pikë u jep mundësi për fleksibilitet dhe kërkon të ndryshohen për përdorim të jashtëm vetëm emrat e organizatave që financohen me para nga buxheti i shtetit. Sipas tij, sonte në kryesinë ekzekutive do të hapet edhe kjo temë dhe në kongres do të merret një vendim.
Loading…