Zaev: Strategjia e KE-së lajm i mirë për Maqedoninë

Strategjia për zgjerim të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor është një lajm i mirë për ne. Konstatuan se Republika e Maqedonisë ka bërë  progres të dukshëm në rrugën evropiane, ndërsa KE-ja shfaq gatishmëri të japë rekomandim për fillimin e negociatave për anëtarësim mbi bazë të kushteve të përmbushura, deklaroi sonte kryeministri Zoran Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp në Qeveri me euroambasadorin Samuel Zhbogar.

Konform kësaj strategjie, sipas Zaevit, Republika e Maqedonisë po lëviz në rrugën e vërtetë. Edhe një mirënjohje shtesë me rëndësi të veçantë për qytetarët e Maqedonisë, sipas tij, është edhe qëndrimi i BE-së i shprehur në Strategjinë se çdo shtet mund të përparojë dhe të hyjë në grupin e udhëheqësve në këtë rrugë konform progresit të tyre real.

“Kjo nxitje shtesë paraqet shpresë të madhe për Republikën e Maqedonisë. Ky është një motiv që të punojmë më shumë dhe ta arrijmë grupin e shteteve që tashmë negociojnë, këta janë Serbia dhe Mali i Zi dhe për të cilat ekziston plan i hollësishëm kohor. Për ne, për qytetarët e Republikës së Maqedonisë që paraqet konfirmim për suksesin e përpjekjeve tona të deritanishme në të gjitha fushat e reformave të cilat i filluam”, tha kryeministri Zaev.

Ai vlerësoi se ky sukses është sukses i përbashkët i të gjithë shtetit, të gjitha institucioneve, të gjitha partive politike, të gjitha bashkësive dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë dhe njëkohësisht është nxitje dhe inkurajim për dyfishimin e përpjekjeve për rezultate shtesë në të gjitha fushat kyçe të përfshira me Strategjinë.

“Me nxitjen dhe inkurajimin që vijnë me  këtë vendim të rëndësishëm të KE-së edhe një herë u bëj thirrje edhe deputetëve në Kuvend nga të gjitha partitë politike, presidentit të Republikës së Maqedonisë, opozitës dhe të gjitha institucioneve të sistemit maksimalisht të bëjmë përpjekje dhe në mënyrë aktive të marrim pjesë në procesin e reformave. Ky është një shkak i vërtetë të vazhdojmë në rrugën në të cilën jemi nisur si shtet me përpjekje të përbashkëta në të gjitha segmentet nga shoqëria e vetme dhe e përbashkët. Përfitimet do të jenë për të gjithë shtetin, për çdo qytetar”, tha Zaev.

Ai shtoi se Strategjia në tekstin e saj konfirmon se zgjidhjet përfundimtare dhe obliguese të të gjitha kontesteve dypalëshe të gjinden dhe implementohen para se shteti të inkuadrohet drejt BE-së.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë edhe deri më tani, por edhe më tej mbetet thellësisht dhe sinqerisht e përkushtuar që ja japë kontributin e saj në masat në ndërtimin e besimit dhe për lehtësimin e procesit për zgjidhjen e problemit që e ka Republika e  Greqisë me emrin kushtetues të shtetit tonë. Muajt e fundit janë bërë hapa seriozë për zgjidhje dinjitoze rreth kësaj çështje”, theksoi Zaev.

Strategjia, tha, është një lajm i mirë dhe injekton optimizëm te të gjitha shtetet nga Ballkani Perëndimor, ndërsa për Maqedoninë pa dyshim e hap rrugën për anëtarësim në BE.

Ai theksoi edhe në përfitimet konkrete për qytetarët dhe për komunitetin e biznesit, si fondet  për Erazmus+ për udhëtim, studim dhe këmbim të përvojave të të rinjve nga Ballkani Perëndimor dhe BE-së, rritjen e bashkëpunimit kulturor, hapjen e fondeve të reja për fillimin e bizneseve, fillon në procesin e krijimit të unionit energjetik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe rritjen e numrit të projekteve të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore dhe rritjen etapore të ndihmës parainkuadruese.

Zhbogar tha se Strategjia e KE-së shumë qartë flet për ardhmërinë e Ballkanit Perëndimor në BE për çfarë nuk ekziston kurrfarë dileme. Ekzistojnë strategji të qarta të cilat vijnë nga kjo Strategji, njëra buron nga BE-ja, ndërsa tjetra ka të bëjë me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Për Strategjinë e BE-së qartë flet sepse është në interes të BE-së që ta ketë Ballkanin Perëndimor në anëtarësimin  e saj dhe ky është një investim, i cili flet për ardhmërinë e BE-së, për rrjetëzimin në BP dhe në BE, investimet e rëndësishme në rajon. 43 miliardë euro arrin këmbimi tregtar midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. BE-ja është donatori më i madh në rajon. Nga ana tjetër duke folur për BP kjo qartë flet se Ballkani siç është sot ende nuk është e gatshme për anëtarësim në BE. Vijojnë edhe shumë hapa, reforma të cilat duhet të zbatohen në rajon, por me kusht që liderët në rajon të marrin veprime urgjente, ekziston mundësi në vitin 2025 disa prej tyre të bëhen anëtare të BE-së”, tha Zhbogar.