Zaev-Teoharopulos: Marrëveshja e Prespës është hap historik

Marrëveshja e Prespës është hap historik dhe e ardhmja do të tregojë se është e dobishme për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, ishte potencuar në takimin e sotëm në Shkup mes kryeministrit Zoran Zaev dhe Tanasis  Teoharopulos,  kryetar i partisë politike DIMAR dhe deputet në Parlamentin grek, i cili ishte shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Në takim, informojnë nga pres shërbimi qeveritar, kryeministri Zaev duke u dëshiruar mirëseardhje të ngrohtë mysafirëve nga Greqia, e theksoi vendimin e tyre të guximshëm si parti ta mbështesin  Marrëveshjen e Prespës, me çka, siç nënvizoi, u ndërmorën hapa konkret për realizimin e arritjeve historike për të dy vendet.

“Miq të dashur, dua t’u inkurajoj dhe t’u premtoj  se hapim kapitull të ri të miqësisë,  bashkëpunimit  më të afërt dhe partneritetit strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë,  që do të sjellë përfitime konkrete  për qytetarët e të dy vendeve”, tha kryeministri Zaev, duke shtuar se Marrëveshja e Prespës kontribuon drejt stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit, dhe është model i mirë për tërë Gadishullin Ballkanik.

Lideri i Të majtës demokratike, Teoharopulos, i cili në Parlamentin grek ka votuar për ratifikim të Marrëveshjes së Prespës dhe ishte fshirë nga  Lëvizja e ndryshimeve,  koalicioni i PASOK dhe E majta demokratike, për shkak të qëndrimit të ndryshëm nga shumica e deputetëve të Koalicionit, kryeministrit Zaev i dërgoi urim për vendimin e drejtë në lidhje me Marrëveshjen e Prespës,  e cila siç theksoi është një lloj fitore mbi nacionalizmin.

Ishte theksuar se Maqedonia e Veriut e ka mbështetjen e tërësishme për pranim në NATO dhe ishte ofruar bashkëpunim për plotësimin sa më të shpejtë të kushteve  për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian. Në takim, bashkëbiseduesit  shprehën vendosmëri për përparimin e besimit të ndërsjellë, mirëkuptimit dhe përkrahjes në të ardhmen, zhvillimin dhe përforcimin  e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik tashmë të vendosur mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë./MIA

Loading…

TAGS