Kryeministri Zoran Zaev sot e priti për vizitë shefin e sapoemëruar të Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Clemens Koja.
Në takim, Zaevi u falnderua për bashkëpunimin shumëvjeçar të frytshëm me OSB-në dhe shprehu gatishmëri për vazhdim dhe avancimin e këtij bashkëpunimi.
Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, ai gjithashtu e theksoi edhe rolin e veçantë të cilin OSBE-ja e ka në ekzistencën e demokracisë në Maqedoni, si dhe stabilizimin e shtetit pas periudhës turbulente dhe krizës përmes së cilës ka kaluar Maqedoni, si dhe kontributi që kjo organizatë e dhe për mbështetjen e e përpjekjeve të vendit që t’i zbatojë reformat e domosdoshme dhe në përmirësimin e dialogut ndëretnik.