Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në muajin prill të vitit të ardhshëm sërish do të jetë kandidat për vendin e kryeministrit.
“Unë do ta udhëheq fushatën, unë do të jem kandidat për kryeministër, por për këtë do të duhet të vendosin organet e partisë dhe koalicionit. Unë jam i lumtur që do t’i përkushtohem partisë. Do t’i përkushtohem që t’i ofrohem edhe njëherë qytetarëve. Unë kërkoj një mandat të ri, të pastër, të plotë për të vazhduar. Tani topi është tek qytetarët de ata di ta hapin drejtimin përmes të cilit duhet të lëvizim. LSDM-ja do të dalë me ekip të modernizuar dhe program të modernizuar”, ka thënë Zaev.
Në pyetjen nëse Oliver Spasovski do të jetë kryeministër i ri teknik, Zaev tha se në këtë do të mund të përgjigjet në fund të dhjetorit.
“Unë do ta tërhiqja Oliver Spasovskin në parti së bashku me sekretarin e përgjithshëm të partisë Lupço Nikollovski për ta drejtuar fushatën. Spasovski ka qenë sekretar dhe ka përvojë, por njëkohësisht duhet të kemi kujdes edhe në punët shtetërore për ekipet e para të përgjegjësisë”, ka thënë Zaev.
Theksoi se nuk kanë as arsye, as të drejtë, as obligim për të vendosur shpejtë. “Nga fundi i dhjetorit do ta sjellim vendimin e koordinimit në LSDM dhe më pas edhe me partnerët e koalicionit, se kush do të jetë kryeministër teknik, kush do të jenë ministra shtesë në MPB dhe në Punë dhe Politikë Sociale, ndërsa opozita do të vendos për vendet e e veta”, theksoi Zaev duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas shënimit zyrtar të fillimit të ndërtimit të fabrikës së kompanisë gjermane “Gereshajmer”. .