11 Janar 2019 / 22:39
Kryeministri Zoran Zaev sonte pasi që Kuvendi miratoi ndryshimet kushtetuese të cilat dalin nga Marrëveshja e Prespës përmes profilit të tij në Facebook ka uruar qytetarët dhe deputetët për përgjegjësinë e ndërmarrë.
“Uroj qytetarët dhe deputetët për ndërmarrjen e përgjegjësisë për ndryshimet kushtetuese me të cilin së bashku i hapëm dyert e NATO-s dhe të BE-së për Republikën e Maqedonisë”, theksoi Zaev.
“Në të njëjtën kohë, shpreh falënderim deri tek sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, për urimin e sontëm përmes telefonit dhe ku ai të gjithë qytetarëve të vendit tonë ua uron suksesin historik dhe perspektivat e reja të cilat hapen para nesh”, tha Zaev.
Loading…