Zaev:Vendimi i Ivanovit është grushtet

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev tha se me vendimin e tij Ivanov i ka dhënë grusht shtet Maqedonisë dhe ka rrumbullakuar një proces të filluar nga Nikolla Grievski dhe bashkëpunëtorët e tij.

“Ivanov sot u bë bashkëpjesëmarrës në krimin e familjes. Sot më nuk ka shtet juridik. Sot e varrosën Marrëveshjen e Përzhinos. Ne nuk do ta lejojmë këtë. Nga sot me qytetarët do ta mbrojmë Maqedoninë. Kërkojmë që Ivanov të jep dorëheqje. Në emër të opinionit, proceset patjetër duhet të vazhdojnë. Kriminelët do të të duhet të dënohen. Të pafajshmit duhet të lirohen. Ose Gruevski ose Maqedonia”, ka deklaruar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, duke bërë thirrje qytetarëv3 që të dalin në protesta dhe të mbrojnë shtetin nga kjo Qeveri, raporton SHENJA.

Ai tha se as që kërkon dhe as që do të pranonte amnisti.