13 Nëntor 2018 / 12:39
Vitin e ardhshëm, 2019-ën le ta shpallim si vit të ekonomisë, ashtu siç ishte ky vit, 2018-ta vit i integrimeve. Zgjedhjet parlamentare le të kthehen në binarët normal,le të jenë të rregullta, dhe mos të mbahen para kohe, tha kryeministri Zoran Zaev në konferencën e dytë për buxhetin të organizuar nga Oda ekonomike e Maqedonisë.
Zaev shtoi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare dëmtojnë ekonominë, e rëndojnë punën e bizneseve, dhe pengon realizimin e planeve të biznesit.
Mos të shkojmë në zgjedhje, ti japim një shans ekonomisë. Ne e dimë se si zgjedhjet e parakohshme parlamentare ndikojnë në biznes, veçanërisht nëse ato zhvillohen paralelisht me zgjedhjet e tjera si zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare vrasin ekonominë për katër deri në gjashtë muaj. Zgjedhjet parlamentare duhet të jenë të rregullta në mënyrë që të mundësojnë që biznesi të bëjë plane dhe hapa të parashikuar” theksoi Zaev.
Loading…