26 Nëntor 2018 / 20:02
Kryeministri Zoran Zaev në natën e së shtunës në Strumicë pati një takim jozyrtar me ish-ministrin e Shëndetësisë Nikolla Todorov dhe kryetarin e komunës së Kavadarit Mitko Jançev, thonë nga gazeta Nezavisen.
Takimi u mbajt me kërkesë të Zaevit ndërsa u diskutua për ndryshimet kushtetuese para fillimit të seancës plenare për draft-amendamentet.
Ditëve të fundit kryeministri Zaev u shpreh se ka shpresë se do të zgjerohet shumica parlamentare për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese. Në tetor Zaev pati siguruar 80 vota për nismën e ndryshimeve kushtetuese. Ndryshe Jançev dhe Todorov janë në mesin e zyrtarëve të përjashtuar nga partia VMRO-DPMNE.
Alsat
Loading…