Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva është e kënaqur me përparimin e negociatave mes Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e çështjes së emrit. “Unë jam e kënaqur që ka avancim në negociatat mes Athinës dhe Shkupit. Kjo është një çështje dypalëshe dhe të lëmë negociatat të zhvillohen në mes Athinës dhe Shkupit përmes Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Zaharieva në konferencë për media një ditë para se në Sofje të takojë homologun e saj nga Maqedoni Nikolla Dimitrov. Lidhur me takimin e radhës të ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së dhe vendeve kandidate që do të mbahet në Sofje, Zaharieva tha se ftesat për pjesëmarrje të kandidatëve për anëtarësim në më shumë këshilla dhe grupe të ekspertëve janë shenjë se edhe në procesin e para-anëtarësimit, ata duhet të jenë pjesëmarrës aktivë në politikën e ardhshme të BE-së.
Data 25.04.2024
Aktuale
- Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin
- Mickoski: Pjesëmarrja masive përgjigje për bojkot të mundshëm të LSDM-së dhe BDI-së në rethin e dytë të zgjedhjeve
- Temperatura në minus! Moti nesër dhe ditët në vijim
- Nikolloski nga Strumica: Opozita shqiptare të bashkohet me ne dhe të formojmë qeveri
- Dashtevski: Në vendvotimet ku kishte ndërprerje në Kumanovë, nuk do përsëritet votimi
- Qoku: Mirënjohje për aktivistët që luftuan kundër bandave kriminale për të arritur një rezultat fantastik
- (VIDEO) Kampi politik shqiptar, VLEN akuzoi Frontin për “blerje të fitores”
- Një detaj që i lidh me Hanën, ja çfarë mban Mozzik dhe Getinjo në shtëpinë e tyre