Zaimina Vasjari zbulon planet e saj, nga dasma te zgjerimi i familjes

Zaimina Vasjari zbulon planet e saj, nga dasma te zgjerimi i familjes

Zaimina Vasjari e ftuar në emisionin “Prive.al”, ka zbuluar më shumë për jetën e saj personale, zgjerimin e familjes dhe dasmën.





E pyetur  nëse ka në plan të bëjë me motër apo vëlla Khloen, ajo u përgjigj se e bija I ka dy motra. Pavarësisht kësaj, Zaimina u shpreh se ka dëshirë të ketë një famiilje të madhe, prandaj mendon që ta bëjë vajzën me një vëlla apo motër.

“Na pëlqen familja e madhe, të kemi shumë fëmijë, na pëlqen të ketë zhurmë shtëpia sepse fëmijët janë gëzim”, tregoi Zaimina.

Zaimina tregoi se në të ardhmen do bëjë dasmë dhe zbuloi disa detaje.

“Dua një ceremoni jo tradicionale. Do e bëj jashtë, e di vendin ku e dua. Të gjithë dasmën e kam të detajuar në mendje si do e bëj, por nuk ka ardhur momenti akoma”, tha ajo.

Ndërkohë shtoi se këtë vit mund t’i rikthehet muzikës, meqë na ka munguar prej vitesh.

TAGS