Zana Krasniqi do të bëhet sërish nënë, publikon fotografi me barkun e rrumbullakosur në rrjetet sociale

Zana Krasniqi do të bëhet sërish nënë, publikon fotografi me barkun e rrumbullakosur në rrjetet sociale

Bukuroshja Zana Krasniqi është shtatzënë për herë të tretë!

Ajo është nënë e një vajze dhe një djali, Duas dhe Noelit, të cilëve ua ka dedikuar jetën e saj.

Zana mbahet mend gjithmonë për bukurinë e saj, dhe ka ngelur në kujtesën e shumë prej shqiptarëve.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, kanë menduar të zgjerojnë familjen e tyre me një anëtar të ri.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet modelja përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram

Në fotografi, ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur, teksa shkruan në mbishkrimin e imazhit “Bebi numër 3…E bekuar”.

Fansa të shumtë kanë komentuar duke i uruar një shtatzëni të lehtë bukuroshes kosovare. /Telegrafi/

TAGS