Zanetti: Icardi dhe Lautaro e ardhmja e Interit

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, beson se Mauro Icardi dhe Lautaro Martinezi janë e ardhmja e klubit. 

Pas disa ndeshjeve të dobëta në Serie A, Interi është kthye te fitorja në fundjavë duke e mposhtur 1-0 Parman.

Pavarësisht se nuk po shënon në kohën e fundit Zanetti i ka dal në mbrojtje Icardit dhe e ka mbështetur Martinezin.

“Ne jemi me fat që kemi Lautaron. Ai është një befasi e madhe për mua, pasi nuk e njihja personalisht, por e pashë atë të luante dhe më pëlqente shumë”.

Lautaro Martinez duke e festuar golin ndaj Parmas. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

“Ai është duke bërë mirë dhe do të ketë një të ardhme të madhe”.

Lexo po ashtu:

“Icardi është një golashënues i mirënjohur, ne jemi me fat që kemi atë në Inter dhe mendoj se ai dhe Lautaro përfaqësojnë të ardhmen”.

Mauro Icardi . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Ndërkohë, Zanetti gjithashtu diskutoi objektivat e Interit këtë sezon.

“Qëllimi ynë ishte të kualifikohemi për Ligën e Kampionëve”.

“Kjo ishte një pikë fillimi dhe tani duhet të përmirësohemi. Ekipi është në rritje, ka një identitet dhe synon të përmirësohet jo vetëm në fushë”, deklaroi Zanetti. /Telegrafi/

TAGS