Zaniolo ndërron skuadër, mbetet në Serie A

Zaniolo ndërron skuadër, mbetet në Serie A

08:25 |

Juventus ka gjasa që shumë shpejtë të nis negociatat për mesfushorin e Romës, Nicolo Zaniolo.

19 vjeçari po përmbush një sezon jashtëzakonisht të mirë te Roma pas transferimit nga Inter.

‘Calciomercato’ shkruan se liderët e Serie A janë të gatshëm të nisin negociatat me Romën për reprezentuesin e Italisë, përcjell ‘lajmi.net’.

I ngjajshëm

Zaniolo është vënë në radarin e disa gjigantëve evropianë këtë sezon, dhe ofertat e mira mund të tundin Romën që të heq dorë nga talenti i tyre.

Nëse Roma do të dështojë të sigurojë Ligën e Kampionëve për sezonin e ri, do ta ketë të vështirë ta mbajë 19 vjeçarin në skuadër.

Kujtojmë se ditë më parë babai i lojtarit ka deklaruar se në rast të largimit të Zaniolo nga Roma, skuadrat si Juventus dhe Inter kanë avantazh për të siguruar shërbimet e tij./Lajmi.net/

[embedded content]

[embedded content]

autor: Lajmi.net

08:25 |

TAGS