Zaniolo, pasi theu një rekord si italian në Ligën e Kampionëve: Besoj se do të fitojmë edhe në Portugali

Mesfushori i Romës, Nicolo Zaniolo ka shënuar dy herë në fitoren kundër Portos (2: 1) në Ligën e Kampionëve.

Ai nuk ka pritur që të hyjë në histori si lojtari më i ri italian që ka shënuar dy gola në këtë fazë të garës më elitare evropiane për klube..

Zaniolo ishte 19 vjet e shtatë muaj në ndeshjen e mbrëmshme, ku me dygolësh i siguroi triumfin romakëve.

Nicolò Zaniolo (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

“Natë e pabesueshme për mua, kurrë nuk kam pritur diçka të tillë. Golat ishin fantastik, nuk mund ta përshkruaj atë. Unë shpresoj se do ta përsëris”, tha Zaniolo për Sky Italia.

italiani, i cili ka ardhur në Romë nga Interi si pjesë e largimit të Radje Nainngolanit qëp u transferua në qytetin e Milanos, ka pohuar se nuk është dashur të pranojnë ndonjë gol në takimin e parë.

Lexo po ashtu:

“Nuk duhej të pranonim ndonjë gol. Nuk i dhamë asgjë Portos, por ende nuk ka përfunduar. Besoj se do të fitojmë edhe në Portugali”, përfundoi ai.

Ndryshe, Porto ka rast të hakmerret më 6 mars kur do të luhet ndeshja kthyese në stadiumin Dragao. /Telegrafi/

TAGS