Zbardhen detaje të reja, Preng Gjini i dyshuar për grabitjen e bankës në Mirditë, ja konflikti tjetër ku është përfshirë

Zbardhen detaje të reja, Preng Gjini i dyshuar për grabitjen e bankës në Mirditë, ja konflikti tjetër ku është përfshirë

Pas atentatit me tritol që iu bë Preng Gjinit dje në Tiranë, zbulohen detaje të reja për të shkuarën e tij.



Gazetarja Klodiana Lala rrëfeu se përveç hasmërisë me familjen Reçi, familja Gjini dyshohet edhe për vrasjen e një polici. Po sipas Lalës, hetuesit thonë se kjo ngjarje është përjashtuar nga policia si pistë e hetimit për atentatin.

“Familja Gjini ka pasur tjetër konflikt të hapur, por policia dyshon që s’ka lidhje. Pjesëtarë të këtij fisi kanë vrarë një punonjës policie Ndue Kaza, nëse s’gaboj. Hetuesit thonë se është histori e largët dhe e zgjidhur mes palëve…”

Lala tha po ashtu se, “Preng Gjini në ‘97 ka qënë i dyshuar për grabitjen e bankës së Mirditës. Takova një nga ish drejtuesit e burgut dhe më tha që është shoqëruar, është mbajtur disa kohë i shoqëruar. Dikur ka qenë edhe punonjës i policisë së shtetit dhe më pas është amnistuar”.