Zbulohen 64 emigrantë nga Bangladeshi në një kamion me targa të Shkupit gjatë kontrollit të policisë dje rreth orës 19 në rrugën rajonale Vallandovë-Strumicë.
Shoferi ka ikur, ndërsa personat janë vendosur në QPT – Vinojug në Gjevgjeli për procedurë të mëtejshme.
Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit./MIA