Zbulohen detaje të reja nga emisioni i Kiara Titos, ja për çfarë bëhet fjalë

Zbulohen detaje të reja nga emisioni i Kiara Titos, ja për çfarë bëhet fjalë

Moderatorja e njohur, Kiara Tito do të rikthehet së shpejti me një emision të ri ndryshe nga projektet e saj të mëparshme.





Pas emisionit të saj të fundit “Dr.Plastic”, moderatorja do të sjellë një format, i cili ka lidhje me modën. Këtë e ka zbuluar vetë Kiara, përmes një postimi në “Instagram”, pak ditë më parë, ndërsa “Anabel” ka zbuluar disa detaje të tjera lidhur me programin në fjalë.

Projekti i ri i Kiarës do të transmetohet në “ABC News”, ndërsa moderatorja rrëfeu se bëhet fjalë për një format mode me panel jurie dhe vajza konkurrente.

Ndërkohë, ende nuk është bërë e ditur data e nisjes së emisionit të ri të Kiarës.

TAGS