Zbulohen në Egjipt varret 3 mijë vjeçare të hyjnive Thot dhe Horus

Zbulohen në Egjipt varret 3 mijë vjeçare të hyjnive Thot dhe Horus

Varre të hyjnive, rreth 3000 vjeçare, dhe që mbanin sarkofagë prej guri dhe druri, u zbuluan në jug të Kajros, njoftoi Ministria egjiptiane e Antikiteteve.

“Gjashtëmbëdhjetë varre, që mbanin në total 20 sarkofagë, disa prej të cilëve të gdhendur me hieroglife, u zhvarrosën nga një mision arkeologjik egjiptian në vendin e Al Ghoreifas, në rajonin e Minyas, 300 kilometra në jug të Kajros”, theksoi ai.

Ato mbanin trupat e disa hyjnive të perëndisë Thoth, me trupin e njeriut dhe me kokën e ibis (një zog i madh dhe i shenjtë) si dhe ato të personaliteteve të rëndësishme nga Egjipti i Sipërm. Ato janë të vjetra rreth tre mijëvjeçare

Një prej sarkofagëve, prej guri, i dedikohet zotit faraonik Horus, me kokën e një skifteri, djali i Isis dhe Osiris. I gdhendur në gur, një përfaqësim i perëndeshës Nut, e konsideruar si nëna e të gjitha yjeve, e cila i shtrin krahët e saj në sarkofag.

Arkeologët kanë zbuluar gjithashtu 10000 statuja prej balte blu dhe jeshile, 700 objekte në formë akrepi, disa prej tyre me ar të pastër, si dhe një objekt që përfaqëson një kobra me krahë/AFP.

TAGS