Zbulohen vazot e lashta kineze, me lëngun që besohej se sillte përjetësinë (Foto)

Arkeologët kanë gjetur në Kinë, vazot e vjetra rreth 2,000 vjet, të mbushura me lëngun që besohet se sillte përjetësinë dhe i bënte njerëzit e pavdekshëm.

Ka pasur shumë shkrime, për legjendën lidhur me të ashtuquajturin eliksir të përjetësisë, që e përdornin familjet e pasura kineze, por asnjëherë nuk është gjetur ndonjë evidencë e përdorimit të tij, transmeton Telegrafi.

Vazot e bakrit u gjetën në varrin që i përkiste dinastisë Han, brenda së cilave kishte rreth 3.5 litra me lëng, si dhe mbishkrimin që tregonte për përmbajtjen.

“Kjo është hera e parë, që kemi gjetur diçka prej legjendës së barit për pavdekësi” ka thënë Shi Jiazhen, që është në krye të ekipit të arkeologëve.

Lëngu që mbarë aromë si të alkoolit, është i një rëndësie të veçantë, për të zbuluar mendimet e lashta kineze për arritjen e pavdekësisë dhe evolucionin e qytetërimit të asaj shoqërie.

Në hapësirën prej 210 metrave katrorë, janë gjetur edhe shumë enë tjera dhe vazo të stolisura, që besohet se i përkisnin të njëjtës familje të pasur. /Telegrafi/

TAGS