Zbulohet arsyeja kryesore pse kosovarët po ikin nga Kosova

Zbulohet arsyeja kryesore pse kosovarët po ikin nga Kosova

Edhe gjatë këtij viti vlerësohet se qytetarë të shumtë kanë lëshuar Kosovën, duke kërkuar një jetë më të mirë në shtetet e Bashkimit Evropian. Derisa numri i atyre që po ikin jashtë vendit vlerësohet të jetë i madh, në Kosovë nuk ka ndonjë statistikë të saktë për këtë numër

Papunësia e madhe vlerësohet të jetë edhe më tej arsyeja kryesore që po shtyn qytetarët të lëshojnë vendin.

Drejtori ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Behxhet Shala, ka thënë për “Zërin” se qytetarët po ikin jashtë vendit për të siguruar një jetë më të mirë.

“Papunësia e madhe ka ndikuar në ikjen e madhe të qytetarëve të Kosovës dhe të rinjtë, pjesa më vitale e Kosovës, të bëjnë përpjekje për të dalë jashtë, për të siguruar një jetë më të mirë për vete dhe për familjet e tyre. Në këto rrethana askush nga qejfi nuk e lëshon vendin e tij. Kushtet e brendshme përcaktojnë numrin e atyre të cilët ose janë larguar, ose bëjnë përpjekje për t’u larguar e që do të largohen në të ardhmen”

Shala e ka vlerësuar si pozitive që tashmë qytetarët nuk po detyrohen përmes rrugëve ilegale të lëshojnë Kosovën, por që këtë po e bëjnë përmes vizave të punës.