Zbulohet cili ushtrim i palestrës shkakton më së shpeshti lëndime

Zbulohet cili ushtrim i palestrës shkakton më së shpeshti lëndime

Përderisa shumica e njerëzve besojnë në thënien se “pa dhimbje, s’ka përfitime” kur është fjala për ushtrime fizike, besojeni ose jo kjo nuk aplikohet në jetë reale.

Në fakt, nëse i bëni presion vetes shumë ju mund të rrezikoheni nga lëndimet e ndryshme dhe disa ushtrime janë më të dëmshme se tjerat, transmeton Telegrafi.

Disa shkencëtarë nga Amerika, pasi i kanë ekzaminuar vizitat emergjente te doktori si pasojë e ushtrimeve fizike, kanë zbuluar se ushtrimi që shkakton më së shumti dëme është ‘treadmill’-i (shiriti vrapues).

Po pra, qoftë nëse jeni duke u përgatitur për ndonjë garë apo thjesht duke e shijuar një vrapim të lehtë, më shumë se 30 për qind e lëndimeve nga palestra ndodhin si pasojë e vrapimit.

Sa i përket shmangies së lëndimeve në palestër, Harry Smith, trajner personal, rekomandon që të siguroheni se jeni duke i bërë ushtrimet me formën e duhur. /Telegrafi/