Zbulohet data kur do nisë punën institucioni që pritet të çojë pas hekurave politikanët shqiptarë

Zbulohet data kur do nisë punën institucioni që pritet të çojë pas hekurave politikanët shqiptarë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) është në fazën përmbyllëse të konfirmimit të emrave që do të jenë pjesë e strukturës më të fortë të drejtësisë shqiptare, asaj të hetimit dhe gjykimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta të qeverisjes dhe politikës.

KLP ka qenë tejet aktive në filtrimin e kandidatëve dhe mbi një perspektivë të qartë se kur SPAK do të jetë funksional, këtë e zbulon Gent Ibrahimi, kreu i KLP-së, gjatë një interviste për A2 CNN.

Ibrahimi theksoi se fundi i shtatorit ose fillimi i tetorit mund të jetë periudha kur SPAK mund të krijojë strukturën.

“Kemi një listë që ka ardhur si rezultat i një procedure të dakordësuar paraprakisht, është rezultat i aplikimit sipas atyre kritereve vlerësimi që janë dakordësuar paraprakisht, çdo pakënaqësi që mund të shfaqet kur ballafaqohesh në fund me listën i hap rrugën vetëdijes që është bërë zgjedhja më e mirë e mundshme.

Në këto kushte mund të them se shtatori është optimist si afat duke pasur parasysh se institucionet e vetting-ut do të duan kohën e tyre për të procesuar të 15 kandidatët e SPAK-ut, por fillimi i tetorit do të jetë koha kur do të jemi në gjendje që të krijojmë strukturën”, u shpreh Ibrahimi.