Zbulohet lidhja e Ana Likës me futbollistin Amir Rrahmani

Zbulohet lidhja e Ana Likës me futbollistin Amir Rrahmani

Anna Likaj ka spikatur në media si një nga vajzat që nuk përton t’i thotë gjërat si i mendon. Në çdo dalje të saj publike, aktorja ka arritur sesi të tërheqë vëmendjen e mediave. Por krejt ndryshe është kur flitet për jetën e saj private. E përfolur shpesh për lidhje, ajo gjithnjë ka preferuar ta mbajë sekret personin që i ka rrëmbyer zemrën. Por duket se më në fund është zbuluar edhe djaloshi që është në krah të saj. Bëhet me dije se fatlumi është futbollisti Amir Rrahmani. Çifti është kapur mat, teksa kanë zgjedhur të pushojnë disa ditë në Francë. Ashtu siç shihet edhe nga fotot, të dy kanë shkrepur foto tek i njëjti vend, në të njëjtën ditë. Mesa duket Ana dhe Amiri ia kanë bërë njëri-tjetrit fotot që kanë postuar në Instagram, megjithatë pa postuar një foto së bashku. Amir Rrahmani është një nga futbollistët e Kombëtares kosovare, që aktualisht po korr sukses edhe në Itali. Dyshja ka vetëm pak muaj që e ka nisur këtë histori, e të dy kanë vendosur ta shijojnë me intensitet, mes udhëtimeve që ata zgjedhin të bëjnë, kjo edhe për faktin që Amiri jeton në Itali. Kujtojmë se ai luan për Veronën, por vitin tjetër do të jetë pjesë e Napolit.





Ndërkaq në Kosovë ai është kapiteni i Kombëtares, që, gjithashtu, ka korrur shumë sukses sezonin e fundit. Duhet thënë se Rrahmani është shndërruar në një emër shumë të njohur dhe të pëlqyer jo vetëm në radhët e futbollit, por edhe në ato të showbizzit. Ana nga ana tjetër shpesh është përfolur në media për lidhjet e saj, por asnjëherë pa u konfirmuar asgjë. Kohët e fundit u shkrua për një lidhje të mundshme me aktorin e humorit, Drilon Hoxha, por mesa duket edhe kjo rezultoi një thashetheme. Vetëm pak kohë më parë ajo teksa uroi veten për ditëlindje, bëri me dije se tashmë e kishte gjetur dashurinë, madje jo vetëm kaq, por edhe se vitin tjetër do të bënte dasmë. “Burrin e gjeta dhe këtë verë kemi dasmë”, ishte deklarata që fillimisht u duk si gazmore, por duke parë intensitetin e kësaj lidhjeje, ku i dihet, ndoshta dy të rinjtë vendosin ta marrin herët hapin e ardhshëm. Ndërkaq edhe rreth një vit më parë, aktorja foli për një dashuri të madhe që po përjetonte në jetën e saj. “Jam e dashuruar, por “ai” nuk është artist. E kam shumë xhan”, u shpreh Anna, pa dashur të bëjë publike emrin, histori kjo që mesa duket përfundoi keq. Por gjithçka i përket të shkuarës, pasi tanimë Ana dhe Amiri janë më të dashuruar se kurrë.

TAGS