Zbulohet misteri! Nuk ka dasmë as fejesë, Rike Roçi: Ja e vërteta e unazës

Zbulohet misteri! Nuk ka dasmë as fejesë, Rike Roçi: Ja e vërteta e unazës

 Pamela Aliaj – Edhe pse prej kohësh i është larguar ekranit e po shijon jetën e saj në privatësi, Rike Roçi vazhdon të mbetet shumë e komentuar në media. Së fundmi Rike ka vendosur t’i përgjigjet pyetjeve të fansave dhe një prej tyre i ka rënë në sy unaza me diamant që ajo mban në gishtin e martesës. E pyetur nëse ka ndonjë të re nga jeta e saj private, Rike ka preferuar t’i lë të gjithë të dyshojnë duke u shprehur se mbase martohet. “Mbetet private, mbase jam vetëm…mbase kam dikë prej vitesh, mbase do martohem, mbase…”, shkruan Rike.





Por misteri, edhe pse me vonesë është zbuluar! E pyetur për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, bukuroshja ka thënë se e vërteta qëndron krejt ndryshe! Unaza e diamantit ka qenë një dhuratë që ajo i ka bërë vetë vetes për ditëlindje! Por nuk ka dashur kurrsesi të flasë për jetën e saj private apo edhe për mundësinë e një fejese. Ndërkohë që kujtojmë se bukuroshja nga Durrësi, e cila jeton prej kohësh në Itali, i është bashkuar pasionit të saj për filmin duke nisur edhe shkollën e aktrimit në një nga vendet më prestigjose në Itali, në Romë. Nga ana tjetër e shohim që nuk e braktis as pasionin tjetër për modelingun dhe modën.

TAGS