Zbulohet origjina e homoseksualitetit

Zbulohet origjina e homoseksualitetit

Një studim i fundit e ka kundërshtuar teorinë sipas së cilës, ekziston vetëm një gjen, i cili është përgjegjës për homoseksualitetin, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Ky studim është një nga studimet më të mëdha, i cili ka ardhur në përfundim që në kompleksitetin e faktorëve që ndikojnë në sjelljet homoseksuale, nuk ekziston vetëm një gjen përgjegjës, por disa variacione të gjeneve që e bëjnë ndryshimin.

Studimi i publikuar në revistën shkencore ”Science”, ka përdorur një databazë të të dhënava të marrura nga Biobanka e Britanisë së Madhe, ku kishte për qëllim gjetjen e faktorëve, që ndikojnë në sjelljet homoseksuale.

Në pjesën e parë të studimit, hulumtuesit analizuan informacionet e 500.000 individëve. Në mesin e tyre 4% meshkuj dhe 3% femra kishin treguar se asnjëherë nuk kanë pasur eksperiencë seksuale me të njëjtin seks.

Duke analizuar këto të dhëna, ekipi erdhi në përfundim se sjelljet homoseksuale janë të shpjeguara me anë të gjenetikës. Ambient i zhvillimit të embrionit në mitër si dhe faktorët e tjerë të jashtëm gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në shkaktimin e këtyre sjelljeve.

Në pjesën e dytë të studimit, ekipi ka analizuar ADN-në e këtyre personave, dhe ka vërejtur se përgjegjës për këto sjellje, ishin 5 variante të gjeneve, të cilat ishin të njëjta tek të gjithë homoseksualët.

“Këto pesë variante të gjeneve në ADN-në e tyre në kombinim me faktorët e tjerë të jashtëm janë përgjegjës për sjelljet homoseksuale”.

“Ekzistojnë disa gjene specifike për atraksionin në mes të personave të seksit të njëjtë dhe disa variacione të gjeneve, që janë përgjegjëse për atraksionit në mes të personave të seksit të kundërt”, tha Dr. Brendan Zitsch, autor i studimit.  

Teoria se gjenetika e luan një rol të rëndësishëm në sjelljet homoseksuale është dhënë që nga viti 1993, kur Deam Hamer nga Instituri Kombëtar i Kancerit dhe ekipi i tij, kanë zbuluar një ndryshim në ADN-në e homoseksualëve.

Si përfundim tanimë u dëshmua edhe një herë, se ekzistojnë disa ndryshime në gjenomin e personave, që kanë orientim seksual në mes të gjinive të njëjta dhe atyre me seks të kundërt./Gazeta Express

TAGS