Zbulohet skuadra favorite për të fituar Ligën e Kampionëve

Zbulohet skuadra favorite për të fituar Ligën e Kampionëve

Një faqe interneti që merret me statistika pretendon se Liverpool janë favorit për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Fakti interesant është se kjo faqe i ka dhënë vetëm një për qind mundësi Manchester United për të triumfuar në garën e madhe evropiane.

‘Fivethirtyeight’ e specializuar në një numër të modeleve statistikore, ka dalë me disa rezultate të habitshme.

Liverpool, që ka shënuar fitore 2:0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, po konsiderohet favorit, me 29 për qind të mundësive për të fituar këtë garë.

Barcelona vjen në vendin e dytë me 27 për qind, ndërsa Manchester City me 21 për qind në vendin e tretë./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS