Zbuloni pse mbathja e këpucëve të palara brenda shtëpisë mbron fëmijët nga astma!

Zbuloni pse mbathja e këpucëve të palara brenda shtëpisë mbron fëmijët nga astma!

Mbathja e këpucëve të palara në ambientet e shtëpisë, mund të mbrojë dhe mund të ulë rrezikun e prekjes së fëmijëve nga astma. Kjo sipas një studimi të bërë në Finlandë, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Sipas shkencëtarëve, një numër i konsiderueshëm i organizmave të gjetur në baltë, ndihmon në krijimin e rezistencës së fëmijëve ndaj baktereve. Hulumtuesit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në Finlandë, ka analizuar bakteret në 1.400 shtëpi në Finlandë dhe Gjermani. Sipas këtij raporti fëmijët, që kishin vëllezër dhe motra ishin më pak të rrezikuar nga astma.

Ekspozimi ndaj një numri më të madh të baktereve i bënë mushkëritë e fëmijëve më të shëndetshme. “Është e qartë se sa më shumë që fëmijët të ekspozohen ndaj baktereve, aq më rezistent bëhen ndaj tyre”, tha Juha Pekkan, profesor dhe pjesëmarrës i këtij studimi.

Duke pasur më shumë vëllezër apo motra, apo në përgjithësi anëtarë të familjes dhe duke jetuar në shtëpi më të vjetra fëmijët janë më pak të rrezikuar nga kjo sëmundje. Edhe hulumtimet e mëparshme kanë treguar se rritja në fshat dhe afër kafshëve, e përgjysmon rrezikun e astmës dhe alergjive tek fëmijët.

Përafërsisht 5.4 milion njerëz në Britaninë e Madhe jetojnë me këtë sëmundje. Edhe pse kjo sëmundje mund të kontrollohet me mjekime, njerëzit që e bartin këtë sëmundje mund të kenë edhe kriza të rënda, të cilat mund të përfundojnë me fatalitet.

Astma është një sëmundje, e cila manifestohet me ënjtje të tubave të ajrit duke e pamundësuar qarkullimin normal të tij. Alergjitë, duhanpirja dhe ndotja e ajrit mund ta përkeqësojnë gjendjen. Sipas ekspertëve në një të ardhme të afërt, astma do të mund të parandalohet duke modifikuar ekspozimin e fëmijëve ndaj mikrobeve. Ky hulumtim është publikuar në revistën “Nature Medicine”./Gazeta Express.

TAGS