Zeka: Shumë kisha pas qejf me pa Kadri Veselin në burg dhe të poshtëruar

Zeka: Shumë kisha pas qejf me pa Kadri Veselin në burg dhe të poshtëruar

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka reaguar pas lajmit në medie, për fajde ku përmendet edhe emri i Kadri Veselit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Zeka ka thënë se krye-parlamentari “është mirë të arrestohet”, dhe është shprehur se ka dëshirë ta shohë Veselin të poshtëruar.

“Nuk di nëse Kadri Veseli i ka marrë 200 mijë euro apo jo, ama edhe nëse nuk i ka marrë, shumë bre kisha pas qef me pa Kadrinë me pranga, edhe në burg, edhe të poshtëruar nga ata që i ka vendos nëpër institucione”, ka thënë Zeka.

Postimi i plotë e pa ndërhyrje i Zekës:

Kadri Veseli u ba norvoze me fajdegjinje

Mire u kane me arrestu

Ja paskan permend emrin. Paska edhe inqizime, madje prej vitit 2013. As ne pyetje nuk ashte marre. Nuk di nese Kadria i ka marre 200 mi euro apo jo, ama edhe nese nuk i ka marre, shume bre kisha pase qef me pa Kadrine me pranga, edhe ne burg, edhe te poshtrum nga ata qe i ka vendos neper institucione.

Me ba me qu ne qeli, ndoshta i bjen ndermend me dite se sa poshte ka ra sistemi i drejtesise. Per nje video te tille ra qeveria ne Austri, ketu te ne bash kujte palla nuk i hane. Mjafton me kane i forte, dhe ne majat e partise…!!!

TAGS