“Zelena Llupa”: Çavkovi nuk guxon të falet, ka financuar fushatën e Ivanovit

“Zelena Llupa”: Çavkovi nuk guxon të falet, ka financuar fushatën e Ivanovit

Falja e Mitko Çavkovit nga ana e presidentit Gjorge Ivanov, është “konflikt i drejtpërdrejtë i interesave”, që është në kundërshtim me rregullat pozitive ligjore në shtet, thekson kryetari i Shoqatës “Zelena Llupa”, Vane Cvetanov.

Ky qëndrim del nga informacioni i “Zelena Llupa” se për nevojat e fushatës zgjedhore në vitin 2014, Çavkovi personalisht ka donuar mjete financiare për mbështetje të kandidatit të atëhershëm për president Gjorge Ivanov.

“Mitko Çavkovi si një nga donuesit në fushatën e Gjorge Ivanovit nuk mundet dhe nuk guxon të amnistohet ose falet nga ana e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, është i vendosur Cvetanov.

Nga kjo Shoqatë i bëjnë thirrje Prokurorisë Speciale Publike, Komisionin Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit dhe Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që t’i hetojnë këto informacione përmes grumbullimit ligjor të dëshmive për këtë pohim dhe në fazën e hershme në mënyrë parandaluese të informohet dhe të paralajmërohet Ivanovi se qëllimi i tij eventual për falje të Çavkovit i akuzuar për disa vepra penale është në kundërshtim me rregullat ligjore në shtet.

“Sinqerisht presim reagim të shpejtë, efikas dhe transparent nga organet përkatëse shtetërore që të parandalohet edhe një veprim i pamenduar mirë nga ana e presidentit Gjorge Ivanov siç ishte rasti me amnistitë të cilat e shkaktuan Revolucionin shumëngjyrësh”, thuhet në kumtesën e shoqatës “Zelena Llupa”.

Loading…

TAGS