“Zemrën e kam plagë”, Evi Reçit tërmeti ia mori edhe shoqen e fëmijërisë

“Zemrën e kam plagë”, Evi Reçit tërmeti ia mori edhe shoqen e fëmijërisë
22:46 | 28 Nentor 2019

Evi Reçi ka rrëfyer historinë e dhimbshme që i ndodhi këto ditë.

Tërmeti i 26 tetorit ua mori jetën shumë personave, ndërsa janë lënduar edhe shumë të tjerë, shkruan lajmi.net.

Në mesin e tyre, këngëtarja Evi Reçi tregoi se ka humbur xhaxhanë me gruan dhe dy fëmijët.

Po ashtu, ky tërmet ia mori asaj edhe shoqen e fëmijërisë, Dienën, e cila ishte gjetur në gërmadha, por vdiq në spital.

Te pranosh te papranueshmen. Me ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo.
Sa e cuditshme! Ne momente te veshtira dhe te dhimbshme, te rikthehen ne mendje kujtimet me te bukura… Ashtu mu kujtua dhe Kristi im, qe kercenim dhe kendonim bashke, ashtu dhe Klausi qe qante qe se merrnim me vete se ishte i vogli e ne te “medhenjt”, ashtu dhe Axha Edi qe humori verior ishte ne cdo fjalen e tij, ashtu dhe Dolora qe dedikoi jeten per familjen e saj.
Po ashtu me rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e femijerise… dilnim, benim thashetheme, ndanim sekretet. Sic ishte ne fillim dhe ‘sekreti’ per dashurine tende, per Dorin qe me pas te pikturoi jeten me portretin e Esieles e vogel qe tu be motivi i jetes. Ishit te gjithe bashke.
Nje pse e madhe, nje boshllek i madh, nga nje termet i madh. Zemren e kam plage! Nje faleminderit per te gjithe ju qe me keni shkruar dhe me keni qendruar afer cdo moment me dashurine dhe dashamiresine tuaj. Zoti ju bekofte ??”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

TAGS