Zenun Pajaziti kërkon që ministria e Diasporës të bartet në Gjilan

Zenun Pajaziti kërkon që ministria e Diasporës të bartet në Gjilan

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, ka kërkuar sot në seancën plenare që Ministria e Diasporës të zhvendoset nga Prishtina në qytetin e Gjilanit ku përfshihet regjioni i Anamoravës që ka numrin më të madh të qytetarëve në diasporë.

Deputeti Pajaziti këtë kërkesë e bëri gjatë shqyrtimit të Ligjit për diasporën, ku theksoi se vendosja e Ministrisë së diasporës në rajonin e Anamoravës do të thotë afrim më të madh me diasporën sidomos gjatë kohës sa bashkëatdhetarët janë me pushime në Kosovë.

Ai tha se rëndësia e vendosjes së Ministrisë Diasporës në Anamoravë ka edhe simbolikë të veçantë pasi do të ishte më afër edhe për shqiptarët e shumtë të Luginës së Preshevës që jetojnë në vende të ndryshme evropiane.

“Kërkoj nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli që është edhe lider i koalicionit qeverisës që ta marr në konsideratë këtë kërkesë dhe ta shohë mundësinë që Ministria e Diasporës të zhvendoset në qytetin e Gjilanit”, tha Pajaziti.

TAGS