S A 2019-04-16T08:14:24+02:00
Zëvendësministri për Punë të Jashtme të Greqisë i obliguar për diasporën greke Terens Nikollaos Kuik sot dhe nesër qëndron për vizitë pune që është paraparë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në të cilën parashihet të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.
Në takimin me Dimitrovin, siç informojnë nga MPJ-ja, është paraparë të shkëmbehen mendime për zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis të dyja vendeve pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës dhe vizitës së kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras, në shtetin tonë.
Në kuadër të vizitës është paraparë që zëvendësministri Kuik të pritet edhe nga kryeministri Zoran Zaev, ndërsa duhet të realizojë takime edhe me ministrin pa portofol të obliguar për Diasporë Edmond Ademi, si dhe me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski”, informojnë nga MPJ.
Loading…