Banorë të fshatit Debresh të Gostivarit, janë sulmuar sot në mëngjes përshkak se kanë shpërndarë material propagandues në fshat, informojnë nga Prokuroria Publike.
Kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 03:20 të natës. Kryetari i bashkësisë lokale nga fshati Debresh ka denoncuar shkelje të heshtjes zgjedhore nga ana e dy personave nga fshati Debresh.
Këta persona me veturë kanë shpërndarë material propagandues – afishe nga një koalicion, për çka janë vërejtur dhe janë sulmuar nga një person tjetër.
Një nga personat që ka ndarë material propagandues, është dërguar në qendrën urgjente në Gostivar.