Zgjedhjet në Korenë Veriore – dalja 100 përqind dhe rezultati unanim

Qytetarët e Koresë Veriore do të paraqiten në kutitë e votimit dhe dalja afër 100 përqind është e garantuar, bashkë me rezultatin unanim 100 përqind për Partinë e Punëtorëve, për shkak se nuk ka kandidatë të tjerë.

Zgjedhjet e 10 majit për Parlamentin Suprem, janë të dytat që nga koha kur lideri Kim Jong Un mori pushtetin.

Zgjedhjet parlamentare mbahen çdo pesë vjet në shtetin komunist. Votuesit teoritikisht mund të fshijnë emrin e kandidatit para dorëzimit në kutinë e votimeve, por kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.

Analisti Fyodor Tertitsky, ka thënë për BBC se nëse dikush e bën votën të pavlefshme, atëherë policia sekrete do ta kërkojë votuesin dhe ai person do të konsiderohej i çmendur.

Sipas statistikave, pesë vitë më parë dalja në votim ishte 99,97 përqind. Përqindja shumë e vogël e mosdaljes rezulton me ata persona që kanë punuar jashtë vendit.

Personat nga mosha 17 vjeçare mund të votojnë në zgjedhje.