Zgjedhjet në PE- rizgjedhet raportuesja për Kosovën, Tanja Fajon

Zgjedhjet në PE- rizgjedhet raportuesja për Kosovën, Tanja Fajon

Eurodeputetja njëherësh raportuesja për Kosovën për çështjen e liberalizmit të vizave, Tanja Fajon, ka fituar një tjetër mandat në zgjedhjet e PE-së që përfunduan të dielën.

Përmes rrjetit social twitter, Fajon ka falënderuar votuesit, ndërsa ka premtuar se punojë fuqishëm për Slloveninë dhe Bashkimin Evropian.

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe besimin. Më keni dhënë mbështetje të madhe, por jam e vetëdijshme për përgjegjësitë e mëtutjeshme. Premtoj që do të vazhdojë të punojë shumë për Slloveninë dhe për të gjithë ne, madje edhe për një Bashkim Evropian më të mirë”, ka shkruar Fajon.

TAGS