Alsat 2020-07-14T14:55:57+02:00
Të burgosurit sot u ndjenë të lirë, të paktën në të drejtën e tyre për të votuar. Duke mbajtur radhën dhe nën mbikëqyrjen e gardianëve, ata lëshuan qelitë për t’iu drejtuar mensës së burgut. Votimi nisi që nga ora 7 në vendvotimin 2536 në burgun më të madh të vendit në Idrizovë.
“Në 13 burgjet e vendit sot të drejtën e votës e shfrytëzojnë 1.657 të burgosur, ndërsa në këtu në Idrizovë sot do të votojnë 854 të burgosur nga 63 komuna”.
Në këtë burg votuan edhe disa qytetarë nga jashtë që tani më kishin kryer vuajtjen e dënimeve, por nuk ishin dislokuar nga lista zgjedhore në adresat e tyre të banimit. Kryetarja e Komisionit Zgjedhor në këtë vendvotim tha se pandemia nuk ka stepur të burgosurit që të votojnë, por masat janë marr.
“Duke pasur parasysh pandeminë përpiqemi t’i respektojmë rekomandimet, të mbajmë distancë, dezinfektues, nuk lejojmë të vijnë pa maska. Nga ana tjetër është protokolli njëjtë, mënyra e votimit është si në vitet tjera, përveç rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore”, deklaroi Sonja Stojanvska, Kryetare e Komisionit zgjedhor.
Adnan Qaili