Zgjedhjet/ VMRO-DPMNE vazhdoi fushatën në Kumanovë

Zgjedhjet/ VMRO-DPMNE vazhdoi fushatën në Kumanovë
Tash esht Koha

VMRO-DPMNE prezantoi programin për “Ripërtëritje të Maqedonisë” dhe kandidatët për deputetë në Kumanovë.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, premtoi rritjen e pagave për 25% dhe pensione më të larta për 20%, të cilat do të nivelizohen sipas ligjit të vjetër, dy herë në vit. Mickovski pretoi nga 800 milionë euro për sportin, kulturën dhe arsimin, ndërsa për bujqit tha se janë paraparë 640 milionë euro dhe blerje të garantuar të produktit.

Një mijë kilometra rrugë të rekonstruuara, subvencione për fasada dhe kyçje pa pagesë në rrjetin e gazsjellësit, ishin edhe disa nga premtimet parazgjedhore të kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

“Për katër miliardë euro investime vendore dhe të huaja në një mandat. Për papunësi nën 10%, për tatime më të ul[ta në botë, prej vetëm 8%. Për atë që do të punësojë njeri të ri deri në 29 vjeç, tatim 0%. E anulojmë tatimin progresiv dhe e kthejmë tatimin e sheshtë. Gjithsej 2.4 miliardë denarë për sport, kulturë dhe arsim. Ato janë 3 denarët e juaja nga akciza për karburantin dizel. Paratë i kthejmë pas te qytetarët. Pa arsim cilësor nuk mund të ëndërrojmë për Maqedoninë tonë.”,- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Ndërkaq, bartësi i listës i VMRO-DPMNE-së në Njësinë Zgjedhore 2, Vllado Misajllovski, pretoi se do ta bëjë Kumanovën qytet të bukur urban, pasi ajo është komuna më e madhe në shtet.

“Përderisa të tjerë hartojnë skenare të errëta, mendojnë për zhvatje dhe korrupsion, Hristijan Mickovski dhe VMRO-DPMNE, së bashku me koalicionin, mendonim se si të bëjmë 1000 projekte, si të ketë zonë industriale në Kumanovë; si të vazhdojnë rrugët ekspres; si të ketë pensione më të larta; si të ketë rroga më të larta; por kësaj here ju vendosni. Vendosni pasi mund të jetë vonë. O popull zgjohuni! Ripërtëritja vjen. Kumanova do të jetë kryesuese e fitores dhe unë e di se do të ndodh.”,– u shpreh Vllado Misajllovski – bartës liste në nj. z. 2 nga VMRO-DPMNE.

Veç kreut të partisë dhe bartësit të listës, para simpatizantëve të vet folën edhe kandidatë e tjerë për deputetë. Ata ftuan votuesit kumanovarë që ditën e votimit të zgjedhin listën e koalicionin të kryesuar nga VMRO DPMNE, siç thanë, për t’i hapur rrugë ripërtëritjes dhe për t’i dhënë fund padrejtësisë.

Veç projekteve ekonomike dhe në infrastrukturë, VMRO DPMNE në programin e saj zgjedhor parasheh edhe ndryshimin e kushtetutës. Ndryshimet do të bazohen në dy qëndrime: ruajtjen e karakterit unitar të Maqedonisë dhe rregullimin e marrëdhënieve ndëretnike sipas parimit, një komb i vetëm maqedonas (duke ndjekur shembullin e Francës, Spanjës, SHBA-së, Greqisë, etj.), shkruan në Programin e VMRO-DPMNE-së.

Tash esht Koha